Kryetari i Londrës nuk është ende i gatshëm të lejojë ndeshje në qytetin e tij
Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, e ka vënë edhe më shumë në dyshim kthimin potencial të ndeshjeve të Premierligës, duke thënë se është ende shumë herët për t’i luajtur ato ndeshje në qytetin që ai e drejton.

Qeveria britanike e konfirmoi të hënën se sporti profesionist nuk mund të rinisë deri më 1 qershor, as prapa dyerve të mbyllura, përderisa e bëri të ditur rrugën drejt kthimit në normalitet pas situatës së krijuar nga virusi Covid-19.

Richard Masters, drejtori ekzekutiv i Premierligës, tha se ata janë duke punuar për ta krijuar një model sa më të përgjegjshëm dhe të sigurt për ta kompletuar këtë sezon, përderisa 12 qershori u përdor si datë e mundshme e kthimitPremierligës.

Klubet e Premierligës mbajtën edhe bisedime të mëtutjeshme me zyrtarët e ligës të hënën në tentim për t’i dhënë fund ndërprerjes së ndeshjeve dhe seancave stërvitore dhe për ta rinisur sezonin 2019/20. Në këtë takim, klubet nuk u shprehën të gatshme t’i luajnë ndeshjet e mbetura në stadiume neutrale, gjë që duhet ta bëjnë për ta rinisur sezonin.

Shtuar më 13/05/2020, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori