Kryevepra më e fundit e Neymar (VIDEO)

Shkëlqen sërish Neymar. Talenti i Santos ka qënë në superformë në ndeshjen përballë Flamengo, e fituar nga skuadra e Neymar dhe Ganso. Brazilianit i ka mjaftuar një prej veprimeve që ai di ti bëjë më mirë për të kaluar një mbrojtës kundërshtar që mundohej ta pengonte të futej në zonë.

Dhe pas saj vjen kryevepra: portieri kundërshtar del nga porta dhe Neymar e çon topin në shtyllën e dytë duke e çuar rezultatin në 2-0 për Santos. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2012, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori