KS. "Ali Demi" fitues i Turneut Mbarëkombëtar në futsal i organizuar në Kumanovë
Pëlqej
Në vazhdën e festimeve të festave të nentorit, Klubi sportiv "ILIRËT" nga Kumanova organizoi edicionin e dytë të Turneut Mbarëkombëtar në futsal.

Në turneun e organizuar në Kumanovë morën pjesë ekipe nga Shqipëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Kosova dhe Maqedonia.

Nën tingujt e Himnit të Flamurit në pallatin e sportit në Kumanovë, u zhvilluar finalja e turneut mes KS. Ali Demi nga Tirana dhe FK. Presheva.

Pas një pjese të parë të barabarte e mbyllur në shifrat 2-2, djemtë nga Tirana me eksperiencën e tyre si disa herë fitues te kampionateve kombëtare dhe pjesëmarrje në kupat e kampionëve, arriten të merrnin kupën me vete në Tiranë, duke mposhtur Preshevën me rezultat 7-3.

Vlen të theksohet se përveç cilësisë së treguar në futboll, ka rënë në sy edhe organizimi perfekt i organizatorëve nga Kumanova. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2015, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori