Kthehet Benzema, por mungojnë dy yjet e tjerë
“Los Blancos” humbën befasisht lojën e fundit ndaj Alaves me rezultat 1-2 për të cilën trajneri Zinedine Zidane tha se nuk ka shpjegim.

Gjithashtu në këtë ndeshjen munguan Sergio Ramos dhe Karim Benzema.

Ramos u lëndua në fitoren e thellë të Spanjës ndaj Gjermanisë, ndeshje të cilën spanjollët e fituan 6-0 me 17 nëntor, ndërsa Benzema humbi tre ndeshjet e fundit që nga dueli me Valencian me 8 nëntor.

Kapiteni dhe sulmuesi francez do të kthehen në ndeshjen ndaj Shakhtar Donetsk, por lajmi i keq është për Hazard i cili sërish u lëndua në takimin e fundit.

Belgu do të ketë një skanim sot, por nuk pritet të jetë i gatshëm për Ligën e Kampionëve.

Ky është lëndimi i shtatë që nga ardhja e 29 vjeçarit nga Chelsea, ai këtë sezon është paraqitur në vetëm 14 ndeshje.
Shtuar më 30/11/2020, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori