Ku do shkoj Messi? Ja koeficientët e kompanive të basteve (FOTO LAJM)

CHELSEA - 3,00
Javë më parë ky lajm do të konsiderohgej një "fantazi merkatoje", por tashmë gjërat janë ndryshe. Lionel Messi po përflitet gjithmonë e më tepër për një largim të mundshëm nga Barcelona, me Chelsean që është i gatshëm të paguajë edhe klauzolën prej 250 milionë eurosh, siç shkruante "Daily Star".


Së fundmi edhe kompanitë e basteve kanë ulur koeificientin për një transferim të mundshëm të argjentinasit në "Stamford Bridge". Nëse më parë ky kalim vlerësohej me koeficient 8,00 tashmë është vetëm 3,00.

Pas Chelsea-t qëndron Bayern Munchen me 3,4 dhe PSG me 3,75. Ndërsa një kalim i mundshëm i 4 herë "Topit të Artë" te Manchester City kuotohet me koeficient 4,33.

Largimi i tij nga Barcelona që në merkaton e janarit kuotohet me koeficient 6,00, ndërsa në verë 7,00. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori