"Ku do të garojmë vitin tjetër, në Serie A, apo Serie B", tifozët e Napolit reagojnë pas blerjes Rrahmanit
Napoli ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit Amir Rrahmani.
Klubi italian nëpërmjet një komunikate për median ka njoftuar për transferimin e kapitenit të Kosovës.
“SSC
Napoli njofton se ka nënshkruar me Amir Rrahmani nga
Hellas Verona. Klubi është pajtuar që ta huazojë mbrojtësin kosovar te
Hellas Verona deri më 30 qershor 2020”, thuhet në komunikatën e klubit.
Pas zyrtarizimit të transferimit kanë reaguar edhe tifozët italianë të
Napolit në rrjetin social “Twitter”.
"Mirësevjen djalosh, me plotë respekt", ka shkruar një tifoz me emrin Simone Davino. Ndërsa, një tifoz
tjetër me emrin Pierapolo Inno, ka shkruar: “Fenomen, komplimente”.
Megjithatë, ka pasur edhe prej atyre që janë shprehur pesimistë, duke parë formën aktuale të
Napolit në
Serie A.
“Ku do të garojmë vitin
tjetër, në
Serie A, apo
Serie B”, shkroi një faqe me emrin ‘NapoliMania00’.N
Napoli nuk e ka bërë të ditur shifrën e transferimit por mediat italiane kanë raportuar se
Napoli ka paguar rreth 14 milionë euro për shërbimet e Rrahmanit.
Shtuar më 20/01/2020,
ora 19:19