Ku është Real Madridi i rekordeve?
Real Madrid është kthyer me këmbë në tokë në ndeshjet e fundit dhe duket se i ka humbr shkëlqimi prej "galaktikësh". Pas 22 fitoreve rradhazi erdhi humbja e parë, megjithëse ne një miqësore, me Milanin.

Në fakt humbja ndaj kuqezinjëve në Dubai ishte pa dëme por që paralajmëronte një krizë të munshme te "Los Blancos".

Kriza nuk erdhi si pasojë e rënies fizike apo mungesës së lojtarëve, por prej vetëkënaqësisë. Goditjen e rradhës ia dha Valencia me një fitore spektakolare në "Mestalla", ku shpirti futbollistik fitoi mbi milionat dhe mendjemadhësinë.

Ndërsa humbja e mbrëmshme në "Vicente Calderon" ndaj Atletico Madrid e ka futur në telashe të mëdha Carlo Ancelottin. Tekniku italian duhet të merret me anën psikologjike të lojtarëve më tepër se me anën taktike.

Real Madridi i fryrë si një tullumbace dëri në fund të dhjetorit duket se është gati të plasë dhe një humbje tjetër do të ishte fatale, jo për renditjen, por moralin e lojtarëve..

Reali është përgatitur që në fillim të sezonit që të fitojë gjithçka, madje mund të fitojë gjithçka, por duke djersitur në fushë dhe jo duke menduar se kanë fituar gjithçka vitin e shkuar.

Tashmë ndeshja e radhës që luhet pasnesër kundër Espanyolit modest do t’i shërbejë Ancelottit që të rikthehet te fitorja por mbi të gjitha të rikthejë besimin te të tijtë. /albeu.com/


Shtuar më 08/01/2015, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori