Ku është Reali i sezonit të shkuar?
Real Madrid është shumë larg atij ekipi pothuajse të pathyeshëm të një sezoni më parë, siç tregojnë edhe statistikat e regjistruara në këtë sezon. Skuadra e Jose Mourinhos ka regjistruar 4 humbje në 13 ndeshjet e zhvilluara deri tani në këtë sezon, një më pak se të gjithë disfatat e të gjithë sezonit të shkuar.

Në këtë fillim jo në lartësinë e emrit që ka, Reali është mposhtur nga Getafe e Sevilla në kampionat, nga Barcelona në Superkupë dhe Borussia Dormund në Champions League.

Një sezon më parë, "Los Blancos" regjistronin serinë e mrekullueshme prej 31 ndeshjesh pa humbje, ndersa te vetmet skuadra që arriten të dilnin ishin Barcelona, që e mposhti tre herë, përkatësisht në Superkupë, kampionat dhe Kupën e Spanjës, Levante në një ndeshje kampionati dhe Bayern Munchen, në gjysmëfinalet e Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2012, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori