Kualifikimi në çerekfinale, Juventus mbush xhepat
Kualifikimi për në çerekfinale të Ligës se Kampioneve ka mbushur arkat e Juventusit.

Klubi i Andrea Agnellit ka përfituar reth 10,5 milionë euro bonuse, të cilave do t’ju shtohen 82,4 milionë eurove të fituara deri nga "Bianconeri" 17,1 milionë do ta arrijnë nga marketingu, 15,3 milionë nga bonuset e pjesëmarrjes, 29,7 milionë nga renditja historike e dekadës së fundmit, 10,8 milionë nga rezultatet në fushë dhe 9,5 nga kalimi i fazës së grupeve.

Me arritjen në çerekfinale, të hyrat totale arrijnë kështu në 94,1 milionë euro, pa i përfshirë këtu përfitimet nga biletat e shitura në "Allianz Stadium".

Nëse e vazhdon rrugëtimin deri në finalen e Madridit, të ardhurat e klubit italian mund të shkojnë deri në 126,6 milionë euro.


Shtuar më 13/03/2019, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori