Kualifikimi në finalen e Kupës së Italisë, Gasperini: Kjo fitore është për tifozët
Atalanta ka shënuar fitoren e radhës në
Coppa Italia, 3-1, ndaj Napolit dhe është kualifikuar për në
finalen e 19 majit,
Trajneri i Atalanta, Gian Piero
Gasperini thotë se këtë
fitore ia kushton tifozëve.
Një gol nga Duvan Zapata dhe një dygolësh i Matteo Pessina siguruan një vend në
finalen e
Coppa Italia për Atalantan.
"Është një kënaqësi e madhe", tha
Gasperini në konferencën pas ndeshjes. "Ne ua kushtojmë tifozëve këtë
fitore".
Trajneri theksoi se ka shumë ndeshja tjera të rëndësishme përpara përballjes me Juventusin.
"Ne do të mendojmë për
finalen më vonë. Për ne tashmë është një sukses i madh", tha ai./
Shtuar më 11/02/2021,
ora 08:05