Kualjarela drejt Milanit
I gjithë klubi i Milanit është në ankth rreth asaj që mund të ndodhë me futbollistin e saj, Antonio Kasano dhe shpreson në një rikthim të shpejtë të tij. Por nga ana tjetër, klubi i rrugës Turati në Milano po bën lëvizjet e saj në merkato, duke parë që po afron merkatoja dimërore e janarit.

Emri më i "nxehtë" që lëviz në ambjentet kuqezi është ai i Fabio Kualjarela, që te Juventus nuk po gjen hapësirat e duhura dhe do ta pranonte me kënaqësi një ofertë nga Milani, raporton milannews.it.

Napolitani i bardhezinjëve nuk po kalon ditë të bukura te Juventus, jo vetëm se nuk shikohet në planet e tranjerit Konte por edhe për shkak të konkurrencës së madhe në klub dhe dëmtimit të gjatë të sezonit të kaluar. /albeu.com/


Shtuar më 02/11/2011, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori