"Kujdes me qejfet, në Barcelonë mund të të duket i gjithë viti si me pushime", De Jong zbulon bisedën me Kuman
Frenki De Jong është përmirësuar më shumë në këtë sezon te Barça dhe po luan rregullisht nën drejtimin e Kuman.

Së fundmi mesfushori ka dhënë një intervistë për mediet spanjolle, ku ka folur rreth marrëdhënies me Kuman dhe këshillave të tij.

Holandezi foli edhe në lidhje me Mesin e Pjaniç dhe mënyrën sesi dëshiron të lëvizë në fushë.

KËSHILLA E KUMAN- “Kur isha në tratativa me Barcelonën e mora Kuman në telefon dhe ai më shpjegoi gjithccka. Më tha se "është një qytet dhe klub shumë i mirë dhe se thuajse gjithçka ishte pozitive". Por ai më paralajmëroi të bëj kujdes me të jetuarin tim këtu.

Më tha ‘të mos shkoj shumë në restorante dhe të mos dal vazhdimisht shumë sepse jeta në Barcelonë është shumë e mirë dhe ndonjëherë mund të ndihesha gjatë gjithë vitit me pushime’. Jeta këtu është shumë e rehatshme. Është shumë e mirë sepse edhe klima është më e mirë se në Holandë. Kemi malet, plazhin dhe njerëzit janë mjaft të mirë me mua.

Me Kuman kemi komunikim shumë të mirë së bashku. Më thotë qartësisht atë që kërkon nga unë. E dëgjoj kur flet, është një tip autoritar, që e njeh shumë mirë futbollin, pasi ka qenë një lojtar i madh në të kaluarën”.

LËVIZJET NË FUSHË- “Më pëlqen të nis menjëherë manovrën sulmuese në momentin që marr topin, është pjesë e natyrës time të lojës. Ndihem mirë në mesfushë, edhe pse do të më pëlqente të luaja pak më i avancuar”.

MESI DHE PJANIÇ- “Kur ke Leon në skuadër, e di që ke përkrah futbollistin më të mirë në planet. Tentojmë gjithmonë ta vendosim në pozicionin më të mirë për të bërë ndryshimin dhe kur ia dalim, ai ta shpërblen gjithmonë. Pjaniç është futbollist i madh, ka cilësi të mira në qarkullimin e topit, e lexon lojën në mënyrë perfekte dhe ka një goditje fantastike. Do të japë shumë për Barcelonën”, mbyll De Jong.

Shtuar më 26/10/2020, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori