Një
profil i fallco i Majlinda Kelmendit po mashtron qindra e
mijëra kosovarë në rrjetet sociale. Profili me emrin e krenarisë së sportit kosovar ka marrë
mijëra komente e qindra
shpërndarje në vetëm orën e parë të publikimit.
Në shkrimin e fundit thuhet se autoritetet kosovare ia kanë kurdisur një meç ndërsa shkruan turpshëm se i është organizuar edhe një duel me një xhudiste serbe.
Shumë njerëz po e marrin të vërtetë këtë lajm duke bërë
shpërndarje dhe komente nxitëse ndaj autoriteteve kosovare.
Në këtë rast shteti duhet të punojë më shumë për të mbyllur këtë
profil të rrejshëm që po dëmton
imazhin e një kampioneje të botës.
Shtuar më 06/01/2018,
ora 14:12