Kujtim Gjuzi kopjon Ramën, kombinimi me kostumin blu dhe atlete (FOTO LAJM)

Deputeti Kujtim Gjuzi mesa duket ka ndryshuar stilin e veshjes. Nga këpucët serioze me majë dhe ora “Atlantik”, ka kaluar në një stil më sportiv.

Së fundmi në emisionin "Procesi Sportiv" ai është shfaqur me kostum blu, me gravatë të kuqe, por një detaj i ri është se ka veshur altelete.

Ky është një kombinim tashmë i ri për deputetin, që në fakt është një kopje e stilit të veshjes të kryeministrit Edi Rama.

Siç shfaqet edhe në foton e mëposhtme Gjuzi ndihet rehat me atletet.

Ndoshta i është përshtatur edhe llojit të emisionit ose ka dëshirë të shfaqet si kryeministri. Këtë të fundi ende nuk mund ta themi me siguri.
Shtuar më 17/09/2019, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori