Kujtime të hidhura nga Chelsea
Ish-kapiteni i Arsenal, Cesc Fabregas i ka në mendje ndeshjet derbi ndaj Chelsea, të cilat, të gjitha ishin si një klishe: dominim i lojës nga "Topçinjtë" derisa vinte kundërsulmi vrasës i bluve dhe goli i Didier Drogba. " Bëhet fjalë për një ekip vrasës, me një kundërsulm shumë të shpejt, - thekson ai, - në kundërsulmin e parë, në ndeshje tona, na shënonte Drogba".

Megjithatë, mesfushori katalanas thotë se duhet pasur kujdes edhe nga bomberi spanjoll Fernando Torres, "një sulmues i një kalibri botëror", edhe pse nuk beson se Drogba e Torres do të jenë në fushë në të njëjtën kohë.

Së fundi, një vlerësim për Barçën e tij: " Është mirë që kundërshtarët e dinë që ne mund të shënojmë edhe në sekondat e fundit". /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2012, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori