Zhgënjen
sërish Kukësi i Skënder Gegës, që pëson humbjen e dytë radhazi,
sërish me rezultatin 0-2, por këtë herë përballë Partizanit në "Loro Boriçi".
Tekniku i verilindorëve kishte bërë ndryshime në formacion, krahasuar me ndeshjen ndaj
Tiranës, por edhe me "të kuqtë”",
Kukësi nuk arriti të shprehë cilësitë që ka në letër.
Për "demat" shënuan Lucas në
minutën 60' dhe Solomon vulosi gjithçka në
minutën e 89'. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2020,
ora 15:57