Kukësi bën mrekullinë, kalon në turin tjetër të Europa League (VIDEO)





Kukësi ia ka dalë të kalojë në turin tjetër të Ligës së Europës, falë një suksesi të rëndësishëm 2-1 ndaj Slavia Sofjes.

Një debutim me sukses për Skënder Gegën në stolin e verilindorëve, duke arritur objektivin minimal që i kishet vënë klubi që në fillim të kësaj aventure të re për të.

Skuadra shqiptare ka luajtur më mire në pjesën e parë, duke krijuar raste, e duke kufizuar iniciiativën e vendasve.

Por golat do të vinin në të dytën falë nuhatjes së Gegës që gjeti zëvendësimet e duhura.

Kështu, i futuri në fillimin e pejsës, Gashi, fitoi penalltinë e 1-0.

Pasi miqtë barazuan, vulosi fitoren me një kombinim mes Zenel Gavazajt dhe Kuper, të dy po ashtu të aktivizuar si zëvendësues.
Shtuar më 27/08/2020, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori