Kukësi beson te kualifikimi, Drita e Shkëndija udhëtojnë për shëtitje
Pëlqej
Pas barazimit 0-0 në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Kukësi do të udhëtojë në Maltë, kudo të luajë mbrëmjen e sotme aktin e dytë të përballjes me vendasit e La Vallettas.

Skuadra shqiptare kaloi një javë aspak të qetë, pasi barazimi i Shkodrës u pasua me tension dhe shkarkimin e trajnerin austriak, Peter Pacult, pas përplasjeve me presidentin Gjici.

Gjithsesi në krye të skuadrës ka ardhur Armando Cungu, i cili e ka drejtuar edhe më parë Kukësin dhe ka hyrë në histori, si skuadra e parë shqiptare që kalonte tre ture, në verën e 2013-ës.

Shkodrani nisi menjëherë nga puna, duke shprehur besimin te grupi i lojtarëve që klubi disponon aktualisht dhe duke theksuar se objektivi primar është kalimi i turit.

Ndonëse nuk dihet ende se ku do të ndërhyjë tekniku shkodran dhe çfarë do të ndryshojë, e sigurt është që Kukësi duhet të luajë një tjetër ndeshje në Maltë, për të vijuar më tej aventurën europiane.

Cungu do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion, ndërsa në konferencën për shtyp të pasdites së sotme, theksoi edhe njëherë besimin që ka te kualifikimi.

Sfida mes La Vallettas dhe Kukësit do të luhet në orën 18:00, në Centenary Stadium (Ta’ Qali), prej ku verilindorët e Cungut do të kërkojnë një rezultat pozitiv për t’u kualifikuar. Kujtojmë që Kukësi ka në favor fitoren dhe çdo barazim me gola, për t’u kualifikuar.

Po mbrëmjen e sotme, në orën 20:00 do të zbresë në fushë edhe Shkëndija e Tetovës, në transfertën ndaj uellsianëve të TNS-së. Kuqezinjtë udhëtojnë të qetë drejt Uellsit, pasi vulosën kualifikimin që në sfidën e parë të luajtur në Shkup, ku fituan me rezultatin e thellë 5-0.

Po për shëtitje udhëtojnë edhe kampionët e Vala Superligës në Kosovë, Drita në Suedi, për t’u përballur me Malmon. Gjilanasit humbën në Mitrovicë me rezultatin e thellë 3-0, ndërsa shanset e kualifikimit janë tashmë thuajse zero. /supersport/
Shtuar më 17/07/2018, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori