Mbyllet dera e negociatave për Shqipërinë
Kukësi dhe Shkëndija mësojnë rivalët e mundshëm në “play-off”
Edicioni futbollistik 2018-2019 në Kupat e Europës vjen me rregulla të reja, gjë e cila pasqyrohet edhe te hedhja e shortit. Këtë vit shorti i tureve pasardhëse bëhet pa u luajtur ndeshjet e radhës.

Së fundmi, UEFA ka bërë dhe ndarjet e vazove për shortin e turit “play-off”, i cili do të hidhet në mesditën e së hënës.

Parashikohet një short i vështirë për Kukësin në rast kualifikimi, pasi rrezikon të përballet me një nga skuadrat që do të vijë nga eliminimi i turit të tretë të Champions-it.

Në turin e tretë të Europa Leagues, Kukësi do të luajë ndaj gjeorgjianëve të Torpedo Kutais, në letër një kundërshtar i kalueshëm për verilindorët, raporton Panorama.

Nuk përjashtohet mundësia që Kukësi të përballet me Shkëndijën e Tetovës, në rast se këta të fundit eliminohen nga Salzburgu në turin e tretë të Championsit.

Ndërsa tetovarët kanë një mundësi më të mirë edhe në rast eliminimi nga austriakët, pasi ndodhen te vazoja e favoritëve për turin “play-off” të Europa Leagues. Në rast kualifikimi, Shkëndijën e pret një short i vështirë në fazën “paly-off” të Championsit, por gjithsesi do të kenë të garantuar kalimin në fazën e grupeve të Europa Leagues. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori