Kukësi dhe Teuta ndalen në barazim, i bëhet nder Flamurtarit
Në Kamzë është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Kukësit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 31-të të Superligës shqiptare.

Një ndeshje me lojë pothuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, me Kukësi që u përpoq në disa raste për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa durrsakët e mbyllën me një lojtar më pak, pasi Ditmar Bicaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën 88’.

Pjesa e parë u karakterizua me goditje nga distanca, teksa Shkurtaj dhe Musolli provuan për verilindorët, ndërsa për Teutën provoi Kallaku dhe Osmani.

Ndërkohë që në pjesën e dytë është Willian Cordiero bëhet protagonist në dy raste duke kërkuar penallti, por arbitri Juxhin Xhaja nuk mendon kështu, duke vijuar lojën.

Në fund ishte Reginaldo që pati shansin e artë t’i japë tre pikë skuadrës, por gaboi nga afër portës. /albeu.com/

Shtuar më 28/04/2019, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori