Në prag të ndeshjes së parë për turin e tretë eliminator në
Europa League, ndaj Torpedo Kutaisit, ekipi i Kukësit ka dorëzuar edhe
listën zyrtare në UEFA për këto takime.
Nga ajo që bie në sy, në ndryshim nga turet e kaluara, trajneri Cungu ka lënë jashtë liste brazilianin Roxher Xhunior Ferreira, i cili duket se nuk e ka bindur, dhe kështu,
Kukësi numëron vetëm 22 lojtarë për takimin në Gjeorgji.
Ndërkohë, edhe pse sulmuesi i ri i verilindorëve, Mensah, ka dalë në stërvitje, ai nuk është përfshirë në këtë listë, duke qenë se nuk ka firmosur ende.
Lista e plotë
Portierë: Frashëri,
Maloku, Basha
Mbrojtës: Shameti, Hoxha, Alla, Zguro, Qaqi, Rrumbullaku, Maliqi, Kordeiro
Mesfushorë: Shkodra, Ebipi, Çyrbja, Limaj, Musolli, Ethemi, Dzaria, Spehar
Sulmues: Plaku, Harba, Rexhinaldo
Shtuar më 06/08/2018,
ora 19:15