Kukësi është gati për "jetë a vdekje"
Kukësi do të përballet ditën e sotme me FC Sheriff. Ndeshja është e vlefshme për fazën e dytë e kualifikueseve.

Kuksianët dështuan të merrnin një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë. Ndeshjen e parë Kukësi u mposht me rezultatin minimal 1-0, rezultat i cili do të tentohet të përmbyset sonte në ndeshjen e kthimit, përcjell Albeu.com.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 19:00 në stadiumin Elbasan Arena. Kuksianët do të mundohen të ndryshojunë imazhin që dhuruan në ndeshjen e parë ku trajneri rival tha se ishte i zhgenjyer pavarësisht rezultatit 1-0 në favor të tyre. Sipas tij në fushë luajti vetëm një ekip dhe tjetri ishte mes shumë fat. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2017, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori