Kukësi fiton minimalisht ndaj Kamzës, verilindorët blindojnë vendin e dytë (VIDEO)

Kukësi ka marrë një fitore të vlefshme 0-1 në fushën e vështirë të Kamzës.

Kuksianët janë treguar cinik duke shënuar një gol me anë të futbollistit Kale që në fillimin e takimit, ndërsa më vonë kanë administruar rezultatin.

Vendasit e Kamzës kanë krijuar më shumë raste, por pa mundur të finalizojnë. Raçiç dhe Fukui kanë goditur traversën, por vetëm kaq.

Pas kësaj fitoreje Kukësi pozicionohet në vendin e dytë me 51 pikë, 6 më shumë se Partizani.

Kjo është një humbje që rëndon shumë për ekipin e Kazmës, sepse tani kanë vetëm 4 pikë më shumë se Teuta e vendit të parafundit. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori