Pritej të ishte një duel më i vështirë për Kukësin, transferta në Ballsh, ndaj Bylisit. Megjithatë,
verilindorët shfrytëzuan më së miri golin e shpejt të shënuar që në minutën e dytë me anë të Eze, duke futur kështu ndeshjen në shinat e duhura.
Bylisi, me gjithë përpjekjet e bëra në pjesën e parë jo
vetëm që nuk gjeti golin e barazimit, por pësuan edhe të dytin.
Këtë herë për
verilindorët shënoi Ibrahimi, i cili me anë të një kthese brenda zonës përshëndeti rrjetën. Në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Skënder Gega menduan më shumë të menaxhonin rezultatin dhe në fakt ia dolën, teksa shënuan edhe golin e tretë në fund me anë të Limaj.
Kështu, pas këtij trepikëshi, Kukësi ngjitet momentalisht në vendin e dytë me 13 pikë të grumbulluara, ndërsa
Bylisi vazhdon të mos gjejë fitoren e parë dhe ka në llogari
vetëm katër pikë.
Shtuar më 09/12/2020,
ora 15:53