Kukësi fuqizon mesfushën me një mesfushor francez
Kukësi fuqizon mesfushën me një algjerian me pasaportë franceze. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se 26-vjeçari Chafik Tigroudja ka firmosur me klubin verilindor dhe sot del në stërvitje.

Bëhet fjalë për një mesfushor qëndre me tipare ofensive, që mund të luajë edhe si sulmues i dytë. Lojtari i lindur në Lilë luan me këmbën e majtë. Së fundmi ka qenë pjesë e kampionatit qipriot te Alki, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe te Niort në Francë.
Shtuar më 31/08/2018, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori