Kukësi i falet Pejic ndaj Flamurtarit, edhe më pranë titullit
Pëlqej
Kukësi hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion, teksa sot ka kaluar dhe pengesën Flamurtari në "Zeqir Ymeri". Skuadra e Ernest Gjokës fitoi minimalisht me një gol të shënuar nga Pero Pejic me goditje dënimi në minutën e 33-të të ndeshjes.

Tashmë Kukësi pret i qetë sfidat e rivalëve, Partizani dhe Skënderbeu, teksa mbetet i sigurt të paktën dhe për një javë në krye. Tirana mori një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për mbijetesën ndaj Korabit. Një super gol i Takut dhe një tjetër i shënuar nga Ede ishin të mjaftueshme për bardheblutë.

Vllaznia pas humbjes me Skënderbeun, u ndal në një barazim 2-2 ndaj Luftëtarit. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2017, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori