Kukësi i falet Shametit, fiton minimalisht ndaj Kamzës
Pëlqej
Kukësi ka marrë një fitore minimale me shifrat 1-0 ndaj Kamzës në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndeshje e vlefshme për Kategorinë Superiore.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja kampet, por ai që zhbllokoi shifrat, ishte Shameti, i cili i ardhur nga mbrojtja, shënoi në hyrje të zonës me të djathtën.

Ekipi i Cungut pati edhe disa raste të tjera të mira, me Ethemin apo edhe Uilliam, por pritjet e Avdylit nuk lejuan që rezultati të thellohej më tej.

Në të dytën, gjithashtu pati disa raste në të dyja portat, edhe pse duhet thënë ekipi i Duros nuk rrezikoi në ndonjë rast, për të tentuar barazimin.

Pas kësaj Kukësi mori 3 pikë me mjaft vlera, dhe tashmë e sheh veten në vendin e dytë, me 10 pikë, po aq sa edhe Partizani.
Shtuar më 23/09/2018, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori