Kukësi i jep humbjen e parë të sezonit Vllaznisë (VIDEO)











Vllaznia është ndalur mbrëmjen e sotme, duke pësuar kështu humbjen e parë në këtë sezon.

Shkodranët kanë qenë ekipi për t’u mundur këto javë, pasi gëzonte një formë fantastike, të cilën nuk kanë mundur ta vazhdojnë edhe ditën e sotme.

Kuqeblutë e nisin vrullshëm përballjen, teksa gjejnë golin që në minutat e para.

Megjithatë Ibrahimi zgjon skuadrën e tij dhe brenda minutës së 13 përmbys gjithçka. Ndërkohë në pjesësn e dytë ishte Eze që i dërgoi shifrat 1-3.

Kur fati i takimit dukej i vulosur, Vllaznia rihap sërish ndeshjen 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Shkodranët hidhen të gjithë në sulm për barazimin, por në sekondat e fundit ishte Vesel Limaj që i dërgoi shifrat në 2-4.
Shtuar më 29/11/2020, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori