Kukësi merr vendimin e papritur për trajnerin Armando Cungu
Armando Cungu nuk do të jetë më trajneri i Kukësit. Pas dy humbjeve radhazi, me Tiranën dhe Teutën, dhe me Partizanin që vazhdon të thellojë diferencën, trajneri Cungu nuk do të jetë më trajner i verilindorëve.

Pas ndeshjeve aspak të kënaqshme dhe pas pikëve të humbura javë pas jave, që po e largojnë me vendin e parë, shkodrani Cungu është shkarkuar nga drejtuesit e klubit kuksian, dhe konfirmimi pritet nga momenti në moment.

Tashmë, kandidat për një zëvendësues të mundshëm të Cungut, priten Ramadan Ndreu, por edhe Shpëtim Duro. Gjithsesi, ende asgjë nuk është konfirmuar nga klubi, pasi në mbrëmje do të mbahet edhe një takim mes palëve për të arritur me konsensus zgjidhjen e kontratës.

Presidenti Safet Gjici as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar lajmin. Gjithçka pritet të zyrtarizohet në orët në vijim.

Në 22 ndeshje në krye të Kukësit, tekniku Cungu arriti 11 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori