Kukësi mposht Tiranën dhe rihap kampionatin (VIDEO)






Kukësi ka triumfuar me rezultatin 1-2 ndaj Tiranës në supersfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.

Një fitore kjo që rihap kampionatin 4 jave para fundit, duke ngushtuar diferencën në 6 pikë.

Verilindorët e Orges Shehit, e kanë dominuar këtë sfidë, duke e merituar plotësisht suksesin.

Kuper dhe Ethemi ishin autorët e golave për Kukësin, ndërkohë që Majkëll Ngo realizoi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Gol ky që vlen sa për statistikë. Kujtojmë që në sfidën e radhës Tirana do të përballet ndaj Partizanit, në derbin e kryeqytetit, ndërkohë që Kukësi do të presë Teutën në shtëpi.
Shtuar më 06/07/2020, ora 19:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori