Kukësi në alarm, pa Allën dhe Shametin ndaj Tiranës
Pëlqej
Humbja me Kamzën erdhi si një rrufe në qiell të hapur, por sikur kjo të mos mjaftonte, tashmë te Kukësi duhet të bëjnë llogaritë edhe me problemet në qendër të mbrojtjes.

Mungesës së gjatë të Albi Allës, tashmë i shtohet edhe ajo e Ylli Shametit, një prej shtyllave më të rëndësishme të ekipit. Mbrojtësi gjirokastrit u detyrua të largohej nga fusha pak pasi kishte nisur pjesa e dytë e lojës.

Lëndimi në dorë ia bënte të pamundur të vazhdonte sfidën me Kamzën. Madje deri në këtë pikë Shameti sakrifikoi edhe më tepër nga sa duhej, sepse për të ndihmuar skuadrën kishte vendosur që të mos e fuste dorën në allci. Kjo do të ndodhë tani, me 33-vjeçarin që do të humbasë çerekfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë me Tiranën, por edhe ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Partizanit. Të mërkurën përballë bardhebluve nuk do të luajë as Albi Alla, që pritet të rikthehet në fushë ndoshta ndaj të kuqve./albeu.com/

Shtuar më 11/02/2018, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori