Kukësi prezanton dy goditjet e mëdha
Kukësi ka prezantuar sot afrimin e dy futbollistëve më të rinj te skuadra verilindore.

Ata janë, sulmuesi Vasil Shkurtaj dhe fantazisti Eduart Rroca, të cilët sot kanë nënshkruar kontratën e tyre me Kukësin, duke u larguar nga Luftëtari aty ku dhe spikatën talentin e tyre.

Të dy futbollistët kanë qenë protagonistë te skuadra gjirokastrite dhe tashmë janë gati të japin kontributin e tyre te Kukësi, për të rikthyer skuadrën verilindore te titulli kampion.

Me firmën e sotme mbi kontratë, merr fund edhe telenovela Shkurtaj, pasi sulmuesi vlonjat kishte pasur oferta edhe nga skuadra si Teuta e Partizani.

Ndërkohë Të dy futbollistët do të udhëtojnë me skuadrën në Antalya, aty ku Kukësi do të kryejë fazën përgatitore të dimrit përpara se të nisë kategoria superiore. /albeu.com/

Shtuar më 03/01/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori