Kukësi prezanton mesfushorin e Juventus
Pëlqej
Kukësi prezantoi të hënën dy afrimet të tjera për sezonin e ri. Mbrojtësin Ardian Cuculi, i cili në të kaluarën është aktivizuar me Partizanin dhe mesfushorin nga Guinea, Oumar Toure, i cili është në pronësi të Juventus. 19-vjeçari është aktivizuar me moshat e klubit torinez dhe së fundit në ligën e dytë austriake.

Ardian Cuculi: “Gjatë këtyre viteve Kukësi ka qenë pretendet, dhe pse jo këtë vit të fitojmë titullin kampion”.

Oumar Toure: “Është një aventurë e re për mua. Jam shumë i lumtur dhe duhet të bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin”.

Presidenti i ekipit, Safet Gjici doli në krah të teknikut Cungu dhe tha se pavarësisht humbjes 5 – 2 nuk i ka humbur shpresat për përbysjen e rezultatit.

Safet Gjici: “Në tërësinë ndeshja nuk ishte e keqe, pasi të prodhosh 9 raste do të thotë që ekipi prodhoi lojë, por bëri gabime të mëdha në mbrojtje. Kam bindje se me mobilizimin e lojtarëve do ta kalojmë turin”.

Ndeshja Kukësi – Torpedo do të luhet të enjten në Elbasan Arena.

Shtuar më 13/08/2018, ora 22:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori