Kukësi shpërfytyron Partizanin, poker golash dhe spektakël (VIDEO)

Pëlqej
Kukësi ka turpëruar Partizanin me plot 4 gola duke vërtetuar se ata janë të rilindur dhe në “Zeqir Ymeri” nuk njohin rival.

Vendasit e gjetën avantazhin që në minutën e 8′. Pas një goditje nga këndi, Guri është lënë i zbuluar në zonë dhe nuk ka falur duke dërguar topin në rrjetë.

Në të 28-tën minut, një tjetër gabim në qendër të mbrojtjes sjell golin e dytë. Dzaria ka dyfishuar rezultatin, pas një asisti nga e djathta, mesfushori gjeorgjian ka goditur i qetë nga brenda zonës dhe ka dyfishuar shifrat.

Në të 39′minut Kukësi thellon fitoren në3-0. Fantasik Sidrit Guri, i cili pas një krosimi nga e majta, fiton duelin me Atandën dhe gjuan saktë me kokë duke trefishuar rezultatin.

minutën e 80′ Kukësi shënon golin e 4-t. Sindirt Guri realizon me një perlë nga goditja e dënimit duke shënuar golin e 3-të personal dhe të katërtin e takimit. /albeu.com/




Shtuar më 14/04/2018, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori