Klubi i Kukësit ka njoftuar se nga dita e nesërme do të nisë shitja e
biletave për ndeshjen ndaj Tiranës, që do të zhvillohet ditën e premte në orën 18:00, në stadiumin “Air
Albania”.
Ndryshe nga herët e tjera,
biletat do të shiten në Kukës e Kamëz. Për sa iu përket çmimeve të
biletave, ato variojnë nga 500 lekë të rinj deri në 3000 lekë të rinj.
Njoftim i klubit!
Nga dita e nesërme, do të nisë shitja e
biletave për ndeshjen që skuadra jonë luan kundër Tiranës në stadiumin "Air
Albania", në datën 21 shkurt, ora 18:00.
Biletat do të shiten edhe në Kukës e Kamëz dhe për pikat e shitjes do të ketë një njoftim të dytë!
Çmimet e
biletave janë këto:
W104 - 3000 lekë (përfshirë edhe katering)
W101, W102, W103, W105, W106, W107 - 2000 lekë
E1, E2, E3 - 1000 lekë
N1, N2, N3, S1, S2, V1 - 500 lekë
- Tifozeria mike do të akomodohet në tribunat W105, W106, W107 dhe S1, S2, V1 (Tribuna "Vasillaq Zëri")
Biletat mund t'i blini në këto pika:
-
Dyqani i FSHF, rruga e Elbasanit. 9:00 - 19:00
-
Dyqani te stadiumi Selman Stermasi. 9:00 - 18:00
-
Dyqani te 9-katëshet, ngjitur me Neptun! 8:00 - 21:00
- "All In One ltd" Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil. 9:00 - 20:00
Shtuar më 17/02/2020,
ora 17:22