Kukësi tregon "dhëmbët" në pjesën e dytë, Tirana pëson humbjen e dytë rradhazi
Kukësi ka marrë sot një fitore bindëse 3-1 përballë Tiranës në kryeqytet, duke u konfirmuar si rivali kryesor i Partizanit në këtë sezon, skuadra e Duros ka triumfuar falë një përmbysje të shkëlqyer në pjesën e dytë ku nxori në pah të gjitha gabimet e bardhebluve dhe tani e sheh veten vetëm një pikë pas Partizanit të vendit të parë.

Tirana gjeti avantazhin me Hasanin shumë shpejt në pjesën e parë, ndërsa mbërriti jo pa vështirësi të mbante larg portës së vet verilindorët në fraksionin parë të lojës. Por në të dytën, për Tiranën ishte e vështirë që të mbante ritmin e kundërshtarëve, të cilët barazuan me penalltinë e Shkurtajt e më pas brenda pak minutash bënë diferencën me aftësitë e Gavazajt e Abazajt, për të siguruar tre pikë shumë të rëndësishme.

Kësisoj, Kukësi shkon i qetë drejt duelit të radhës, ndërsa Tirana duket në kaos para derbit ndaj Partizanit, nga i cili rrezikon të dalë si një skuadër në zonën e mbijetesës.
Shtuar më 07/12/2019, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori