Kukësi thyen Flamurtarin dhe merr kryesimin e Superligës (VIDEO)
Pëlqej
Kukësi vijon të fitojë terren nga përgjumja e skuadrës së Skënderbeut. Skuadra verlindore ka arritur një sukses shumë të rëndësishëm në garën për titull kampion. Viktima e radhës ishte ekipi i Flamurtarit, që u detyrua të dalë me një humbje minimale nga "Zeqir Ymeri".

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Emini në minutën e 24-ët duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes së Flamurtarit. Kukësi ka marrë kryesimin me 31 pikë pas 15 javës, 2 më shumë se Skënderbeu.

Në ndeshjen tjetër Vllaznia pësoi një humbje shokuese ndaj Luftëtarit në shifrat 2-3 në një ndeshje që dhuroi spektakël dhe gola./albeu.com/

Shtuar më 10/12/2016, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori