Kukësi zyrtarizon një tjetër sulmues brazilian
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Elton Kale është blerja më e re e Kukësit, teksa klubi verilindor e ka zyrtarizuar atë si lojtarin më të ri. Braziliani vjen nga Ergotelis, skuadër e kampionatit grek, teksa ka dhënë dhe intervistën e parë për klubin verlindor.

“Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Kukësit. Do të bëj më të mirën time për klubin dhe objektivat i kam të qarta. Do të luftojmë për titullin kampion dhe shpresoj se do e fitojmë në fund, për këtë kam ardhur këtu.

Jam i mirëpritur nga klubi dhe drejtuesit e tij dhe kam gjetur një ngrohtësi të madhe. Nesër i bashkohem ekipit dhe po pres me padurim të nis përgatitjet me pjesën tjetërekipit”.
Shtuar më 10/01/2017, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori