Kumbulla nuk ia del, humb grumbullimin me Kombëtaren
Marash Kumbulla e ka humbur grumbullimin me kombëtaren për ndeshjet me Andorrën dhe Francën. Mbrojtësi qendror u dëmtua në sfidën e fundit kundër Brescia, ndërkohë që klubi i Hellas Verona ka dalë se fundmi me një njoftim.

Aty thuhet se pas vizitave mjekësore është zbuluar një tërheqje në pjesën e prapme të kofshës, por nuk bëhet me dije koha e rikuperimit. Zakonisht, një tërheqje e shkallës së parë kërkon shtatë ditë pushim absolut dhe më pas lojtari vazhdon stërvitjen.

Në vazhdim, duke parë përmirësimin, Kumbulla do të bashkohet me grupin. Mediat italiane bëjnë me dije se mbrojtësi do të mungojë për rreth tre javë. Shanset janë që ai të kthehet në ndeshjen kundër Romës në fillim të nëntorit, ose maksimalisht do të jetë në fushë ndaj Atalantës më 7 dhjetor.
Shtuar më 07/11/2019, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori