Kumbulla objektivi kryesor i Lazios
Marash Kumbulla është zbulimi i sezonit këtë vit në kampionatin italian Serie A.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me Hellas Veronën duke bërë që të vlerësohet lartë.

Falë paraqitjeve të mira, Kumbulla është duke u ndjekur me kujdes nga skuadrat e mëdha si Juventus, Napoli, Fiorentina e Lazio.

Mediat italiane kanë raportuar se mbrojtësi i talentuar shqiptar është objektivi kryesor i Lazios për afatin kalimtar të janarit.

Skuadra nga kryeqyteti italian është gati të ofrojë deri në 10 milionë euro për ta transferuar Kumbullën.

Gjithsesi plani i drejtorit sportiv Igli Tare është ta blejë lojtarin në janar dhe ta lë në huazim për gjashtë muajt e ardhshëm te Verona.

Bisedimet mes dy klubeve janë duke shkuar shumë mirë dhe në Itali e bëjnë fakt të kryer që mbrojtësi qendror do të nënshkruajë për Lazion.
Shtuar më 22/11/2019, ora 22:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori