Kumbullua luan ndaj Juventusit? Fonseca merr vendimin për shqiptarin
Po afron dita e madhe për Marash Kumbullan.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, do të bëjë paraqitjen e parë me fanellën e Romës në Serie A të dielën mbrëma.

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, ka konfirmuar se mbrojtësi shqiptar do të startojë kundër Juventusit.

“Nëse asgjë nuk ndodh nga tani deri te starti i ndeshjes, këta janë lojtarët që do të startojnë; Mirante, Santon, Mancini, Ibanez, Kumbulla, Spinazzola, Pellegrini, Veretout, Mkhitaryan, Pedro dhe Dzeko”, tha Fonseca.


Sfida me Juventusin zhvillohet të dielën në orën 20:45 në Olimpico.
Shtuar më 26/09/2020, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori