Probleme te kombëtarja e Egjiptit.
Sipas spanjolles AS, disa lojtarë të përfaqësueses kanë mbetur të pakënaqur nga vendimi i trajnerit për t'ia dhënë shiritin e
kapitenit yllit të Liverpool-it, Mohamed
Salah.
Një pjesë e skuadrës, në fakt, do që
shiriti t'i shkojë mbrojtësit të Al-Ahly, Ahmed Fathi, i cili konsiderohet si lojtari më i përshtatshëm për të përfaqësuar
Egjiptin.
Kjo përçarje, gjithmonë sipas AS, është shkaktuar edhe nga qëndrimi kritik që ka patur
Salah kundrejt federatës egjiptiane në kohët e fundit, por edhe nga shfaqjet e tij publike, siç ka qenë ajo në kopertinën e revistës GQ, që ka krijuar shumë polemika në Egjipt.
Gjithsesi, trajneri beson se zgjedhja më e mirë është që t'ia besojë shiritin lojtarit më të talentuar për ta bërë të lumtur dhe për ta motivuar të japë maksimumin në fushën e lojës.
Shtuar më 26/10/2019,
ora 19:37