Kundërshtarët festojnë, Xavier gol nga mesfusha (VIDEO)

Është një "dush i ftohtë" për futbollistët dhe tifozët e Vorskla: pasi shënuan gol kundër Metalist, duke marrë një avantazh me vlerë në minutën e 28, futbollistët e zgjatën disi me festën e tyre në fushë, e cila i kushtoi shtrenjtë.

Cleiton Xavier, numri 10 i Metalist, pasi vuri re se portieri kundërshtar ishte shumë larg portës së tij, lëshon një top nga mesi i fushës duke barazuar rezultatin shumë lehtë.

Në fund skuadra e tij do të fitonte me rezultatin 3-1. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2013, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori