Kundërshton urdhrin e policisë, arrestohet mbrojtësi i Flamurtarit
Pas një sezoni të dështuar, te Flamurtari shtohen "hallet". Lojtari brazilian i vlonjatëve, Mauricio Leal ka përfunduar në pranga mbrëmjen e djeshme për shkak se drejtonte një mjet pa leje drejtimi të rregullt.

Mbrojtësi brazilian mësohet gjithashtu se ka kundërshtuar edhe forcat e rendit, gjë e cila ka çuar në arrestimin e tij.

Leal është duke qëndruar ende në Vlorë për të zgjidhur problemet me pagat e prapambetura dhe tashmë ka probleme të reja me policinë.

NJOFTIMI I POLICISË VLORË

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

Mauricio Leal, 30 vjeç, lindur në Brazil, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij në Radhimë, pasi ky shtetas po drejtonte mjetin tip Benz, pa leje drejtimi përkatës dhe duke udhëtuar në këto kushte nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rrugore për të ndaluar.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuara nga nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.
Shtuar më 01/06/2017, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori