Kupa e Afrikës nis me barazime (VIDEO)
Në Johanesburg startoi edicioni i 29-të i Kupës së Afrikës që zhvillohet në Afrikën e Jugut dhe si vend organizator "Bafana Bafana" pati nderin të luante takimin e parë të vlefshëm për Grupin A.

Në ndeshjen ndaj Kepit të Gjelbër që u transmetua direkt në SuperSport, ekipi i Igesund nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola dhe ndoshta pagoi emocionet e ndeshjes së parë para tifozëve vendas.

Po për Grupin A, në sfidën e mbrëmjes u shënua një tjetër barazim pa gola mes Angolës dhe Marokut por ndryshe nga takimi i parë kjo sfidë pati shumë raste që nuk u konkretizuan.

Gjithsesi, që të 4 skuadrat pas ndeshjeve të para kanë nga 1 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2013, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori