Kryetari i Komitetit Organizator të Botërorit Rusi 2018, Vitali
Mutko, ka deklaruar se ceremonia e hedhjes së
shortit për fazën finale të turneut, do të organizohet as më shumë e as më pak, po brenda Kremlinit.
“I ofruam këtë godinë FIFA-s për shortin e 1 dhjetorit dhe ajo pranoi”, deklaroi
Mutko, president i Federatës Ruse dhe njëkohësisht zëvendëskryeministër, në një mbledhje me kryeministrin rus Dmitri Medvedev.
“FIFA e pëlqeu këtë variant ndaj ne po bëjmë që tani përgatitjet për zhvillimin e
shortit”, theksoi zyrtari i lartë rus,
Shtuar më 23/01/2017,
ora 16:18