Kupa e Gjermanisë, luhet “finalja” Leipzig – Bayern
Jup Heynckes do të përballet me testin e parë të vërtetë pas rikthimit në stolin e Bayernit të Mynihut sot në mbrëmje, teksa do të vizitojë fushën e Leipzigut për ndeshjen e raundit të dytë të Kupës së Gjermanisë. Kampionët sfidojnë nënkamionët në një ndeshje shumë delikate për sezonin e bavarezëve, të cilët do të kërkojnë të mos largohen nga gara për trofeun e dytë më të rëndësishëm të Gjermanisë.

Në krahun tjetër, Leipzigu, që edhe gjatë këtij sezoni po kalon një moment pozitiv, është një nga të paktat skuadra që mund ta pengojnë Bayernin e Mynihut dhe këtë e treguan sezonin e kaluar, që e mbyllën në vendin e dytë, duke rezultuar surpriza e vërtetë. Në fushë, ekipet do të zbresin me formacionet titullare, pasi një hap fals si për bavarezët ashtu edhe për Leipzigun do të zbehte shumë sezonin e të dyja skuadrave dhe në këtë aspekt ky 90-minutësh është shumë i rëndësishëm.

Bayerni vjen pas një jave pozitive, ku arriti të bashkohej në krye të klasifikimit me Borussian e Dortmundit, ndërsa Leipzigu mbetet në vendin e tretë dhe një prej skuadrave më të rrezikshme të Bundesligës. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2017, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori