Kupa e Konfederatave: Egjipti befason Italine
Albeu.com
Italia ka pësuar humbje të papritur nga Egjipti në ndeshjen e zhvilluar sonte në kuadër të Grupit B të Kupës së Konfederatave. Me një gol të vetëm të shënuar nga Mohammed Homos (40’), përfaqësuesja e Egjiptit i ka mposhtur kampionët botërorë në fuqi.Kështu, Egjipti dhe Italia kanë pikë të barabarta dhe xhirot e fundit do të vendosin se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Derisa Egjipti përballet me SHBA-të, përfaqësuesja e Italisë ka një ndeshje shumë të vështirë përballë Brazilit, i cili edhe pse ka siguruar vizën për në gjysmëfinale, rivaliteti që ka me Azzurët do të bëjë që t’ua vështirësojë punët italianëve.
Shtuar më 19/06/2009, ora 06:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori