Fitorja 2-0 ndaj
Valencias në çerekfinalen e parë të Copa del Rey tingëllon si ngushëllim për kapitenin e Real Madrid, Iker Casillas pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme që kanë pësuar "Los Blanocs" në La Liga. Në ndeshjen ku
rezultati u zhbllokua nga Karim Benzema ndërsa Guardado vulosi gjithçka me autogolin e tij. Një sinjal pozitiv për portierin ishte dhe mospësimi i golave, ndërsa e pranon se një gjysmëfinale
hipotetike ku Reali mund të ketë përballë Barcelonën do të jetë e vështirë.
"Duke qenë se e luanim ndeshjen e parë në shtëpi, ishte e rëndësishme të mos pësonim.
Valencia është një skuadër e fortë dhe unë e di se ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë. Në paraqitjen tonë ne vuajtëm por
rezultati është i shkëlqyer. Kemi një rrugë të komoplikuar në Kupën e Mbretit dhe e dimë këtë. Nëse kualifikohemi do të kemi një përballje
hipotetike me Barcelonën ose Malagan. Gjithsesi kjo fitore na jep besim dhe na ndihmon të harrojmë dhimbjet e kampionatit", është shprehur portieri madrilen.
Ndërkohë ndihmësi i Jose Mourinhos, Aitor Karanka më pas mbrojti arbitrat e ndeshjes të cilët u kritikuan për disa raste të dyshimta pozicioni jashtë loje, duke pranuar se
rezultati me lehtësi mund të shkonte edhe në favor të
Valencias.
"Kishte dy pozicione ofsajti por në asnjërin prej tyre
Valencia nuk shënoi, ndaj nuk mund të themi se kundërshtarët u kushtëzuan nga gabimet e mundshme të gjyqtarit. Në ndeshjet e mëparshme vendimet e gabuara të arbitrave kanë patur një impact të drejtpërërdjte mbi rezultatin, por kjo nuk ndodhi në këtë takim. Gjithsesi duhet ta pranoj se
rezultati mund të ishte i ndryshëm, pasi të dyja skuadrat patën raste për të shënuar", u shpreh Karanka. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2013,
ora 13:58