Kupa e Mbretit/ Sociedad e Bilbao kërkojnë që finalja të luhet me shikues
Real Sociedadi dhe Athletic Bilbao kanë bërë kërkesë formale të Federata e Futbollit të Spanjës, që finalja e KupësSpanjës të luhet në prani të shikuesve, shkruan “Mundo Deportivo”.

Dy klubet kanë lëshuar një komunikatë pas një takimi me federatën ku kanë shprehur dëshirën që finalja të mbahet me shikues. Data e finales ende nuk është caktuar. UEFA ka paralajmëruar klubet të enjten e kaluar se nëse finalja shtyhet për t’u mbajtur me shikues, atëherë vendi për në Ligën e Evropës do t’i caktohet klubit që përfundon në vendin e shtatë në La Liga.

Federata e Futbollit të Spanjës i ka bërë thirrje klubeve të tregojnë për qëndrimin e tyre pasi UEFA ka kërkuar që finalja të luhet para 3 gushtit.

“Presidentët e Athletic Club dhe Real Sociedadit, klubeve finaliste të KupësSpanjës për stinorin 2019-20, pas një takimi me presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës, janë pajtuar që të kërkojnë nga federatafinalja e Kupës të luhet me shikues dhe zyrtarisht, me dyer të hapura, në një datë të caktuar nga një marrëveshje mes tri palëve. Dëshira dhe vullneti i të dy klubeve gjithmonë ka qenë, tash edhe më herët, që të luhet finalja me prezencën e shikuesve. Është ajo që duam më së tepërmi. Një finale e Kupës me tifozë në tribuna. Në të njëjtën kohë, Athletic Club dhe Real Sociedad duan nga Federata e Futbollit të Spanjës që të garantojë që finalja e Kupës do të jetë garë zyrtare dhe do të konsiderohet si titull zyrtar. Për të bërë këtë, është kërkuar që të bëhet një modifikim i kalendarit që të lejohet që finalja e Kupës të jetë për një titull zyrtar me përkrahjen dhe ngrohtësinë e tifozëve”, është thënë në komunikatën e klubeve.
Shtuar më 04/05/2020, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori